Disa këngëtarë e muzikantë kanë reaguar përmes rrjeteve sociale duke thënë se teksti i Rita Orës ishte “i pahijshëm”, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë botërore ka reaguar duke thënë se s’ka menduar asnjëherë të ofendojë komunitetin LGBT.
Postimi I Rita Ores ne Twitter:
“‘Girls’ është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Kam pasur lidhje romantike me gra dhe burra gjatë jetës dhe ky është rrugëtimi im personal. Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt”











