Kreu i LSI-së, Ilir Meta nuk e shmangu dot pakënaqësinë që ai kishte ndjerë kur shefi i opozitës, Lulzim Basha në një studio televizive, kishte rrëzuar me jo të fortë mundësinë e një koalicioni zgjedhor me LSI.
I pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisionin studio e Hapur, Meta tha se Basha nuk kishte arsye të ngrinte kaq shumë zërin.
-Nuk ishte e nevojshme ta deklaronte me një zë kaq të fortë, një cështje që është më e thjeshtë, tha Meta.
Megjithatë ai nuk mbylli cdo mundësi për koalicion me PD duke iu referuar faktit se politika është interesante dhe shpesh edhe e paparashikueshme. Meta iu referua me këtë rast fitores së Trump në SHBA për të cilën tha se parashikohej ndryshe.
Në fakt edhe qeveria ku bën pjesë Meta e kishte parashikuar ndryshe rezultatin ne SHBA dhe kishte bërë deklarata fyese për Presidentin aktual të SHBA, Donald Trump.












