• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha i prerë ne emër të opozitës: Fatmir Xhafaja të largohet menjëherë si ministër i Brendshëm

droni by droni
15 May, 2018
in Kronika, Kryesore, Politika, Video, web tv
0
VIDEO/ Basha: Raporti i DASH, SHBA konfirmoi shqetësimet e PD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në emër të opozitës Lulzim Basha, ka ripërforcuar sot kërkesën sipas së cilës “Fatmir Xhafaja të largohet menjëherë si ministër i Brendshëm dhe të hetohet”.

Këtë kërkesë Basha e bëri në përfundim të një takim me drejtuesit e partive aleate.

Sipas Bashës, “Në një javë fakte dhe prova të qarta janë bërë publike për Xhafajn.

Prej ditësh është pritur dorëheqja ose shkarkimi i tij por ai hesht dhe i fshihet përgjegjësisë.

Është fakt që Agron Xhafaj është kapur dhe dënuar nga drejtësia italiane, me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie për trafik ndërkombëtar droge.

Është fakt se ai i ka ikur drejtësisë, duke zgjedhur të mbetet në arrati.

Është fakt që ai nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim as në Itali as në Shqipëri.

Është fakt që ai jeton dhe ka aktivitet në Shqipëri, duke ndryshuar emrin nga Agron në Geron.

Në bazë të këtyre fakteve ligji shqiptar kërkon arrestimin e tij dhe verifikim pasurive të tij dhe vëllai të tij Fatmir Xhafaj.

Fatmir Xhafaj ka manipuluar Kodin e Procedurës Penale  për të favorizuar vëllanë e tij, i cili ka vazhduar rolin e drejtuesit të trafikut të drogës.

Fatmir Xhafaj pengon zbatimin e ligjit të Antimafies, duke mos lejuar hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive.

Agron Xhafaj nuk është thjesht i dyshuar por është i dënuar me vendim të formës së prerë por Fatmir Xhafaj ka penguar dhe pengon arrestimin dhe ekstradimin e tij.

Të hetohet Fatmir Xhafaj, për mosarrestim, falsifikim ligji dhe mos-hetimin e pasurisë. Fatmir Xhafaja të largohet menjëherë si ministër i Brendshëm”, u shpreh midis të tjerave Basha. DRONI.al

Deklarata e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Prej një jave fakte dhe prova të qarta janë bërë publike për aferën Xhafaj. Prej ditësh shqiptarët pavarësisht prej bindjeve politike kanë pritur që Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej.

Por Fatmir Xhafaj hesht dhe i fshihet përgjegjësisë së tij ligjore dhe politike.

  1. Është fakt se Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.
  1. Është fakt se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjykata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar të drogës.
  1. Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka patur dijeni për të gjitha proceset, ka patur edhe avokat mbrojtës I cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit.
  1. Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri.
  1. Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj.

Të gjitha këto janë fakte.

  1. Në bazën e këtyre fakteve, ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe të vuajë dënimin që ka marrë.
  2. Në bazë të këtyre fakteve, ligji shqiptar anti-mafia kërkon që pasuritë e tij dhe të vëllait Fatmir Xhafaj të hetohen.

Fatmir Xhafaj si Kryetari i Komisionit të Ligjeve ka manipuluar përmes falsifikimit ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, për të shtuar një nen i cili e bën të pamundur ekstradimin në Itali të Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm, është sic e ka thënë vetë “pikëtakimi me njerëz të pushtetshëm mes krimit dhe pushtetit”, i cili ka mundësuar përmes pushtetit të tij që i vëllai i tij Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane:

  1. Ti shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri dhe
  2. të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës sic e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët.

Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit Antimafia i cili thotë:

  1. Se pasuritë e atyre që dyshohen për pjesëmarrje në organizata kriminale ose trafik droge sekuestrohen, hetohen dhe nëse rezulton që janë produkt i aktivitetit kriminal atëherë konfiskohen.
  1. Se edhe pasuritë e familjarëve përfshirë vëllezërit e atyre që dyshohen për pjesëmarrje në organizata kriminale ose trafik droge sekuestrohen, hetohen dhe nëse rezulton që janë produkt i aktivitetit kriminal atëherë konfiskohen, (në këtë rast vetë Fatmir Xhafaj dhe pasuritë e tij).

Në këtë rast Agron Xhafaj nuk është thjesht i dyshuar për pjesëmarrje në organizata kriminale ose trafik droge.

Agron Xhafaj është i dënuar me vendim të formës së prerë nga Drejtësia Italiane për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe trafik nërkombëtar droge.

Por Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë.

Ky është rasti I vetëm në botë ku Ministri i Brendshëm përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

  1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.
  1. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.
  1. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.
  1. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

Por as Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga Ministër i Brendshëm.

Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës.

Fatmir Xhafaj refuzoi që vetingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë.

Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të kalojmë nga afera Tahirit, te afera Xhafaj. Ne nuk mund të kalojmë nga droga e Tahirit, tek droga e Xhafajt, e kështu me radhë.

Heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë.

Ky nuk mund të jetë kurrë fati i Shqipërisë.

Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1882490005135505/

Tags: Fatmir XhafajLargimLulzim Basha
Previous Post

Saimir Tahiri në rolin e Qemal Stafës, “çan rrethimin” e gazetarëve, “hyn ilegal” në Gjykatë

Next Post

EMRI/ Elbasan, adoleshentja denoncon 63-vjeçarin: Më përdhunoi dhe më la me barrë

droni

droni

Next Post
Tiranë, 21 vjeçari u fut në banesë dhe përdhunoi minorenen

EMRI/ Elbasan, adoleshentja denoncon 63-vjeçarin: Më përdhunoi dhe më la me barrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.