Të premten Rita Ora pranoi publikisht se është biseksuale, e po atë natë lançoi edhe këngën e saj më të re “Girls”, dedikuar komunitetit të LGBTI, për të cilën ylli shqiptar tha se refreni I këngës “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë.
Shumë vrasin mendjen në qoftë se Rita ka pasur një vajzë në vecanti për të cilën ka shkruar këngën.
E sipas “The Sun”, Cara Delevingne, e cila ka pranuar shumë kohë më parë faktin se është lesbike, është edhe vajza e cila ka bërë Rita Orën të mendojë edhe për seksin e njëjtë.
Vajzat, prej kohësh kanë pranuar miqësinë mes tyre, e deri më tani asgjë më tepër nuk është pranuar publikisht.












