Kandidati socialist për President në Francë, Manuel Valls, hengri një shpullë nga një qytetar ndërsa po përshëndeste njerëzit.
Ish-kryeministri po ecte në një rrugë në qytetin e Lamballe, kur njëri prej tyre e goditi Vallsin, para se të rrëzohej për tokë nga truprojat.
Sulmuesi i ri u arrestua. Fushata në terren e ish-kryeministrit u komplikuar, pasi u bë objekt i sulmit, ndërsa në dhjetor ai u sulmua me miell në Strasburg. Sigurisht që Valls nuk pati lëndime.












