Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një konflikt brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës. Mësohet se 43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, F. Tola, 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.
Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij. Sakaq ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë.
Bëhet me dije se 43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë. Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie.













