Tragjik ka qenë fati i një të riu shqiptar në Itali, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti të frikshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Monza mbrëmjen e së martës. Monzatoday.it raporton se 21-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Volkswagen Polo”, ndërsa ka dalë nga rruga duke përfunduar në korsinë e kundërt. Kjo manovër ka rezultuar tragjike për të, pasi është përplasur nga një tjetër mjet që drejtohej nga një italian, 38 vjeç.
Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, i riu ngeli për shumë kohë i bllokuar në makinë, pasi kjo e fundit pësoi shumë dëmtime, e më pas ai ndërroi jetë në spital. Sakaq, policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Potrebbe interessarti:
http://www.monzatoday.it/cronaca/incidente-stradale/agrate-morto.html
Seguici su Facebook:
http://www.facebook.com/pages/MonzaToday/319426004737202













