Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Qemal Lushi 56 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim vajza e tij e mitur L. Lushi 13 vjeçe, e cila pohon se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe; 4 fishekë çifteje,të cilët i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar në nenet 108, 278 dhe 130/a të Kodit Penal.











