Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për ligjin e “Vettingut”.
Sipas këtij
Vendimi, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr. 84/2016, datë 30. 08. 2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Kundër këtij vendimi, janë shprehur kundër dy gjyqtarët, Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari.











