Lewis Hamilton do të niset nga pozita e parë në garën e Spanjës. Kampioni në fuqi i botës, regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare të pistës së Barcelonës, duke lënë pas shokun e skuadrës Valtteri Bottas.

Pilotët e Mercedes do nisën nga rrjeshti i parë, ndërsa në linjën e dytë do të jenë dy pilotët e Ferrarit, me Sebastian Vettel në vendin e tretë dhe Kimi Raikkonen i katërti.
Rrjeshti i tretë kompletohet me makinat Red Bull, me Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo që do nisen në vendet 5-së dhe 6-të, ndërsa plotësojnë dhjetëshen, Kevin Magnussen, Fernando Alonso, Carlos Sainz dhe Romain Grosjean











