Kreu i PD-së Lulzim Basha, i ka përcjellë sot, urimet e tij, Presidentit të ri të sapozgjedhur të Parlamentit Europian, Antonio Tajani.
Sipas Bashës, Tajani është një mik i jashtëzakonshëm dhe një mbështetës i Shqipërisë, me të cilin, së bashku do të punojmë për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE
“Sot i përcolla urimet e mija Antonio Tajanit, Presidentit të sapozgjedhur të Parlamentit Europian. Z. Tajani është jo vetëm nënkryetar i Partisë Popullore Europiane ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtëzakonshëm. Si Zëvendës President i Komisionit Europian dhe Komisioner i BE ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik. Jam i lumtur për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit Europian që do të më japë mundësinë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, thuhet në mesazhin e Lulzim Bashës.











