• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manuali i “hileve” politike të Eurovizionit

droni by droni
9 May, 2018
in Kulture, Opinion, Politika, Rajoni
0
Manuali i “hileve” politike të Eurovizionit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka që një diplomat duhet të dijë, për ekstravagancën e “fuqisë së butë” të Europës. Ne jetojmë në epokën e fuqisë së butë. Mbjellja e një peme me një lopatë të artë, organizimi i një turneu, ku 22 burra godasin një top rreth e rrotull, veshja e një kapele me pupla në një pritje mbretërore – këto ngjarje janë të dekonstruktuara, analizuara dhe të mbushura me domethënie.

Evropa feston këtë javë më spektakolaren nga të gjitha aktivitetet e fuqisë së butë: Festivali i Këngës në Eurovizion. Finalja do të zhvillohet në 12 maj në Lisbonë, pas dy gjysmëfinaleve, më 8 dhe 10 maj. Pas performancave të mbushura me ngarkesë politike të vitit të kaluar në Ukrainë, fokusi pritet të jetë më shumë tek muzikë.

Por ka ende shumë material për debatet e Brukselit – që nga këngët, të cilat prekin tema të mëdha si kriza e refugjatëve, lëvizjen #MeToo dhe terrorizmin, deri tek një debat mbi një “veshje elektronike” estoniane dhe tërheqjen spektakolare të gjuhës angleze.

Shumica e edicioneve janë më pak politikë se sa ai i vjetshmi, kur Rusia u tërhoq sepse këngëtarja e tyre, Julia Samoylova kishte vizituar më herët Krimenë e pushtuar. Ajo do të konkurojë këtë vit. Ukraina organizonte festivalin, pasi kishte fituar me këngën “1944”, një këngë që fliste për dëbimin me forcë të Tatarëve nga Stalini, drejt Azisë djerrë.

Këtë herë, gara është zhvendosur në Lisbonë, falë këngës së Salvador Sobral “Amar Pelos Dios”, një vals melankolik jazz, për kalimin e një zemërthyerjeje, që do të thotë se lavjerrësi po rikthehet drejt një gare e përqëndruar e gjitha në muzikën.

“Këngët portugeze kanë qenë më politiket në historinë e Eurovizionit, që nga disa këngë të cilat kritikonin diktaturën e viteve 60 dhe 70, deri tek kënga që ishte sinjal për Revolucionin e Karafilëve”, shpjegon Dean Vuletiç i Universitetit të Vienës, autor i “Evropa e pasluftës dhe Festivali i Eurovizionit”. “Por gjithmonë kanë qenë dominuese çështjet e brendshme portugeze – më duket ironike që edicioni portugez i Eurovizionit, të jetë kaq jopolitik”.

Gjithësesi, nuk është se gara ekziston në vakuum: shumë këngë kanë temë politike. Kënga e Izraelit, “Toy”, e kënduar nga Netta Barzilai, është aktualisht një prej favoriteve. Ajo përfshin fjalë si: “Grua e mrekullive, mos e harro kurrë / Ti je hyjnore, dhe ai do të pendohet” dhe “Unë nuk jam kukulla jote / ti djalë budalla”, me zërin që ngrihet në maksimum, në diçka që ngjan shumë me një kakarisje pule.

“Eshtë një këngë që shpreh forcën e gruas, dhe jam shumë krenare që e këndoj, sepse e di që shumë gra ndiejnë trysninë për të qenë, ajo që u kërkon shoqërua”, tha Barzilai për Tagesspiel.

Sipas blogut të Eurovision, autori i tekstit të këngës Doron Medalie ka thënë në një intervistë të kohëve të fundit, për një radio izraelite, se kënga ka një lidhje të fortë me lëvizjen #MeToo. Më konkrete është zgjedhja e transmetuesit portugez për të patur prezantuese të gjitha femra këtë vit.

Kënga e Francës, “Mercy” nga dueti elektro, Madame Monsieur, merret me krizën e refugjatëve. Ajo rrëfen historinë e Mercy, një bebe e lindur në mars 2017 në bordin e Aquarius, një anije humanitare e shoqatës SOS Méditerranée. Në video shfaqen njerëz me xhaketa shpëtimi në ujë dhe batanije emergjencash. Malta merret me diçka të ngjashme dhe shumë shtete të tjera kanë mesazhe për të përcjellë.

“Kënga italiane flet për terrorizmin, por këto tema mund t’i shohësh edhe në këngën daneze, atë islandeze, zvicerane, që kanë të gjitha qëndrim antiluftë”, thotë Vuletiç. “Kënga daneze flet edhe për zgjidhjen paqësore të konflikteve, ajo është frymëzuar nga një legjendë vikinge, ajo e Magnus Erlendsson”. Nuk mund të mësosh për Mbretin e shekullit të 12 të Orkneyt, duke parë “X Factor”.

Pakëz debat ka edhe në Irlandë. Dhe nuk është – si mund të ketë qenë 30 vjet më parë – për çiftin homoseksual që kërcen në video. Ka të bëjë me përdorimin e një fabrike shkrimi këngësh për të krijuar “Together”, që këndohet nga Ryan O’Shaughnessy. Ishulli i Smeraldtë ka një rekord fitoresh të Eurosong, por këtë vit shanset i kanë 200 me 1.

Janë 43 shtete që konkurrojnë, duke kapur kështu rekordet e 2008 dhe 2011. Nga këta, në finale kalojnë 26. Ata që merren me parashikimet shohin si favoritë Izraelin, Bullgarinë dhe Republikën Çeke.

Edhe Belgjika ka shanse: në një stil tipik belg, vendi ndërron përvit mes transmetuesve në gjuhën frënge dhe flaminge, duke dërguar nga një çdo vit. Këtë vit, VRT, televizioni në gjuhën flaminge dërgon Sennek me “A matter of time”.

Ka edhe të tjerë argumenta, që ndoshta do të donit t’i ngrinit, nëse rastësisht do të ndodheni në një festë të mbushur me diplomatë: PIkërisht teksa Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u ngre qimet përpjetë zyrtarëve në Bruksel me politikat e tij, Hungaria shkon kundër rymës këtë vit, duke dërguar të vetmen këngë Metal. AWS, që e përshkruajnë veten si “grup modern metali me sjelljen e duhur”, do të këndojnë “Viszlát nyár,”, frymëzuar nga vdekja e babait të këngëtarit, me fjalë që përshkruajnë luftën dhe mendimet e një burri që po vdes.

Edhe një tjetër gjë me interes: Teksa vazhdon debati për rolin e anglishtes si gjuhë në institucione evropiane pas daljes së Britanisë, këtë vit ka shumë këngë që këndohen jo në lingua franca-n globale, (mes tyre dhe ajo e Shqipërisë). Fituesja e vitit që kaloi u këndua në gjuhën portugeze, duke treguar se mund të bëhet. Këtë vit janë 13 këngë jo në anglisht, krahasuar me vetëm 4 vitin që kaloi. A mund të jetë shenjë e një kontinenti të dominuar nga gjuha frënge, siç dëshiron ta shohë ndokush? politico.eu – Bota.al

Tags: eurovizioni
Previous Post

SKANDAL/ Arta Marku shkarkon prokurorin e Saimir Tahirit

Next Post

Shokojnë studentët me bisedat për përdhunimin e 100 vajzave

droni

droni

Next Post
Itali, arrestohet shqiptari, përdhunoi në bodrumin e lokalit studenten e dehur në Firenze

Shokojnë studentët me bisedat për përdhunimin e 100 vajzave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.