E kishte paralajmëruar edhe më herët kryetari i PD Lulzim Basha se në muajin maj do të shpërthejnë skandalet e Qeverisë Rama.
Sot, duket se do të kemi një të tillë, pasi nga selia e PD mësohet se do të publikohen disa dokumente që thuhet se janë ekskluzivë.
“Në orën 11.30 në selinë e PD do të mbahet një konferencë shumë e rëndësishme, ku do të publikohen dokumente ekskluzive”, thuhet në njoftimin për mediat.
Pritet të shihet se me çfarë ka lidhje kjo konferencë.











