Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të Tiranës.
Disa studentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin paraditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas sherrit janë nxjerrë dhe thikat, ku mësohet se të paktën tre janë plagosur dhe tre kanë përfunduar nën pranga e Policisë.
Mësohet se motivi i kësaj grindje ka qenë një femër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.











