Foto Ilustruese
Një kamion trajler i ngarkuar me mall që ishte nisur nga Serbia për në Tiranës është aksidentuar në Fushë Krujë.
Kamioni i mbushur me maja ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në zonën e Fushë Krujës.
Siç bëhet e ditur nga policia, kamioni ka rënë nga një lartësi prej 12 metrash në momentin kur ishte duke kaluar në mbikalimin e autostradës.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri, të dy nga Serbia.











