Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Laprakë, ku një makinë tip ‘BMW’ ka humbur kontrollit dhe ka përfunduar në një lavazh. Për pasojë janë plagosur 4 persona që punonin aty. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Vangjel Noti’.
Shkak besohet te jete shpejtesia e madhe e bmw.
Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e personave të plagosur, si dhe identiteti i tyre. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth aksidentit.












