• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia e inaugurimeve dhe sfidat e Donald Trump

admin by admin
19 January, 2017
in Rajoni
0
Historia e inaugurimeve dhe sfidat e Donald Trump
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump do të bëhet presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në 20 janar, pas betimit në shkallët e Kapitolit, përballë miliona njerëzve që do ta ndjekin në mbarë botën. Historikisht, inaugurimet e presidentëve kanë simbolizuar një transferim paqësor të pushtetit dhe shpesh kanë reflektuar ndryshime politike.
Është një ritual i demokracisë amerikane, po aq i vjetër sa vetë republika. Inaugurimi i një presidenti të ri, shënon fundin e një periudhe dhe fillimin e një tjetre, në kohë të mira e të këqija.

Në vitin 1933, Franklin Roosevelt bëri betimin në kulmin e depresionit të madh:
“Para së gjithash, më lejoni të pohoj me bindje të thellë se gjëja e vetme së cilës duhet t’i druhemi është vetë frika”.

Në vitin 1961 John Kennedy frymëzoi një brez të ri amerikanësh me një thirrje për t’i shërbyer vendit:
“Kështu pra miqtë e mi amerikanë, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë ju mund të bëni për vendin”.

20 vite më vonë, republikani Ronald Reagan erdhi në pushtet me premtimin për një qeveri më të vogël.
“Në këtë krizë, qeveria nuk është zgjidhja për problemet tona, qeveria është problemi”.

Pas fitores së tij në nëntor, presidenti i zgjedhur Donald Trump zhvilloi një tur falënderimesh për ata që e votuan dhe u zotua se do të mbajë premtimet e fushatës:
“Ky është një moment emocionues për t’u jetuar; skenari ende nuk është shkruar. Nuk e dimë ende cilën faqe do të lexojmë nesër. Por për herë të parë pas një kohe të gjatë ajo që dimë është se faqet do të shkruhen nga secili prej jush. Kjo është një lëvizje”, – tha Trump.

Pas fitores së zotit Trump vendi mbetet i ndarë dhe një nga sfidat kryesore të presidentit të ri është bashkimi i vendit, thotë analisti John Fortier:
“Mendoj se është një mundësi e madhe, është hapi i parë për t’i folur me të vërtetë vendit, për t’i thënë si president se disa nga mospajtimet që patëm gjatë fushatës ndoshta janë tejkaluar”.

Historikisht inaugurimet e presidentëve janë shndërruar në momente ku tensioni i fushatës zgjedhore është lënë mënjanë, në funksion të një fryme që mbështet vazhdimësinë dhe demokracinë, thotë John Hudak:
“Presidenti Obama do të jetë në një makinë me presidentin e zgjedhur Trump, prej Shtëpisë së Bardhë në Kapitol, do të dorëzojë pushtetin në paqe dhe do të shohë pasuesin tij, ndoshta jo atë që donte, por megjithatë pasuesin e tij, të betohet. Kjo nuk ndodh gjithkund në botë dhe kjo është shumë e rëndësishme në këtë vend”.

Zoti Trump njihet për stilin e tij të fjalimeve të improvizuara në fushatë. Por çfarë do të ndodhë me fjalimin e inaugurimit? Nuk mund të parashikohet, thotë analisti Norm Ornstein:
“Fjalimi i inagurimit hartohet dhe shkruhet përpara dhe presidentët lexojnë gjatë ceremonisë. A do të shkëputet Donald Trumpi nga ajo që është shkruar dhe të mbajë një fjalim të vetin? Kjo nuk dihet!”.

Donald Trump do të jetë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe toni që ai do të vendosë në fillim të mandatit të tij, do të jetë treguesi për llojin e udhëheqësit që aspiron të jetë. VoA

Previous Post

19-vjeçarja në Berat i vjedh gjyshes plot 40 mijë euro

Next Post

DËSHMIA/ Pendohet dhe shpërthen në lot mësuesja që dhunoi nxënësit e klasës së parë, lihet e lirë

admin

admin

Next Post
DËSHMIA/ Pendohet dhe shpërthen në lot mësuesja që dhunoi nxënësit e klasës së parë, lihet e lirë

DËSHMIA/ Pendohet dhe shpërthen në lot mësuesja që dhunoi nxënësit e klasës së parë, lihet e lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.