Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka publikuar sot pasdite njjë fakt tronditës në lidhje me mandatin e Tahirit. Sikurse deklaron Paloka, mandatin e Tahirit e ka mbajtur gjithë kohën Kryeministri Rama dhe se ka qenë ai që ka drejtuar cdo lëvizje të ish-ministrit të Brendshëm, përfshirë edhe dorëheqjen e tij të sotme.
Në vijim Paloka tha se Rama ka ndërhyrë tek gjykatës dhe prokurorë për të bllokuar arrestimin e ish-ministrit pas dorëzimit të mandatit.
Postimi i Palokës:
“Sot u konfirmua nje prej te vertetave te deklaruara nga PD: mandatin dhe imunitetin e Tahirit e mbante Rama.
Shume shpejte do vertetohet fakti tjeter i denoncuar nga PD: Rama kapi prokurorine dhe gjykatat per te shpetuar Tahirin dhe koken e tij”.











