Janë 16 zyrtarë të tjerë të lartë, mes tyre deputetë dhe nje kryebashkiak, të cilët po kalojnë nën “sitën” e Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre.
Bëhet fjalë për 2 deputetë nga mazhoranca për të cilët organi qendror i akuzes po pret vendimet e dënimet nga gjykatat respektive, për t’ja dërguar më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vendosur .
Dy deputetë që po hetohen janë nga PDIU dhe PS.
Për këta dy të fundit Prokuroria po pret vendimet e gjykatave nga Italia dhe Zvicra, pasi informacionet që ajo disponon jo zyrtarisht, flasin për dënime me 12 dhe 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucion.
Gjithashtu nën sitën e hetimeve aktualisht është edhe një kryebashkiak socialist.












