• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhyli: Emra të njohur e të rinj në garë për çmimin “Kadare”

droni by droni
2 May, 2018
in Kulture
0
Të vërtetat e dy akuzave mbi Kadarenë…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emra të njohur të letrave shqipe por dhe autorë të rinj do të jenë këtë vit në garë për çmimin më të madh që akordohet për letrat shqipe “Kadare” që jepet nga Instituti Europian “Gramoz Pashko”, nën mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës. Ndërsa kanë mbetur vetëm një javë nga mbyllja e afatit të dorëzimit të dorëshkrimeve (10 maj), Alda Bardhyli, koordinatorja e këtij konkursi shprehet se interesi i autorëve për të qenë pjesëmarrës në këtë event ka qenë i madh.

“Ajo çfarë spikat në edicionin e katër të këtij konkursi është rritja e besueshmërisë që ky konkurs ka në botën e letrave, gjë që shihet nga numri i madh i dorëshkrimeve që këtë vit kanë ardhur në adresën e këtij çmimi. Në një kohë kur në vend institucione që merren me certifikimin e vlerave siç janë konkurset letrare janë të pakta në numër, çmimi Kadare vjen si një hapësirë ku shkrimtarët kërkojnë të certifikojnë veprat e tyre”, thotë Bardhyli.

Sipas saj, autorët e rinj dominojnë deri tani në numër në këtë konkurs, por vihet re dhe një shtim të autorëve të njohur të letërsisë shqipe që kanë sjellë dorëshkrime.

“Më vjen mirë të shoh një rritje të numrit të autorëve të rinj që kanë sjellë dorëshkrimet në këtë konkurs, me vepra ku shihet një stil i konsoliduar, që premtojnë një vazhdimësi në traditën tonë letrare”, thotë Bardhyli. Harta e pjesëmarrjes në këtë konkurs është nga të gjithë hapësirat shqiptare. Nuk mungojnë dhe autorët që jetojnë jashtë Shqipërisë si dhe autorë nga Kosova dhe Maqedonia.

“Konkurset letrare janë dhe një formë e mirë për të parë nivelin e një letërsie. Ndërsa prej vitesh kritika flet për një ikje të autorëve nga tregimi duke u fokusuar më shumë tek proza e gjatë siç është romani apo novelat, ky konkurs na pohon të kundërtën. Janë disa autorë që kanë zgjedhur të konkurojnë me vëllime me tregime, duke treguar e tregimi shqip do vijojë të ndërtohet nga emra të tjerë që do spikasin në rrugëtimin e tyre në letërsi”, shprehet ajo.

Ndërkohë juria e kryesuar nga Kim Mehmeti një emër i njohur i letrave shqipe ka nisur punën për të lexuar veprat pjesëmarrëse. Së shpejti juria (Genciana Abazi, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Eni Vasili) do të mblidhet për të përcaktuar disa nga veprat pretendente për çmimin e madh, që do të jepet gjatë Ditëve Letrare të Razmës në fund të këtij muaji.

“Ky konkurs i rëndësishëm për letërsinë shqipe kulmon me Ditët Letrare të Razmës (25-27 maj), një aktivitet që bën bashkë shkrimtarë, përkthyes, kritikë të cilët këtë vit do ti bashkohen një konference shkencore me titull “Gjergj Kastrioti Skënderbeu mes historisë dhe letërsisë”, një temë e zgjedhur me rastin e Vitit të Skënderbeut shpallur nga qeveria shqiptare.

Kritika dhe studimet shqipe nuk e kanë shtjelluar ende dimensionin letrar që kjo figurë e historisë sonë ka pasur në librat e shumë shkrimtarëve të huaj, që kanë gjetur tek ai shpesh personazhin më interesant për veprat e tyre”, thotë Bardhyli.

Çmimi letrar “Kadare” është një prej çmimeve më të mëdha letrare që ndahet çdo vit për një autorë shqiptar. Çmimi ka një vlerë prej 10 mijë euro dhe vepra fituese botohet nga Mapo Edition. Ky është edicioni i katërt i këtij çmimi i cili është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në hapësirën shqiptare.

Vjet me këtë çmim u nderua shkrimtari Musa Ramadani ndërsa më parë janë vlerësuar autorët Shkëlqim Çela dhe Rudolf Marku.

Tags: alda Bardhylikonkursi kadare
Previous Post

Parashikoi rezultatin e dy ndeshjeve të Superiores, FSHF i kërkon ndihmë Xhelal Mziut

Next Post

Fatmir Xhafaj jep të dhënat e para për 3 grupet kriminale në Durrës

droni

droni

Next Post

Fatmir Xhafaj jep të dhënat e para për 3 grupet kriminale në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.