Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka ironizuar sot kryeministrin Edi Rama, sipas të cilit është” Tallëse, 5 vjet qeverisje s’ka asnjë bilanc, tregon se CD bëjë 5 vitet e ardhshme”.
“Tallëse ! Pas 5 vitesh qeverisje Kryeministri i Shqipërisë tregon se çfarë do të bëjë në 5 vitet e ardhshme për infrastrukturën. Asgjë të thotë çfarë është bërë në 5 vite. Asnjë rrugë e re nacionale. Asnjë rrugë e re lokale. Asnjë spital i ri. Asnjë shkollë e re. Vazhdon e njëjta shfaqje. Video me cartoons por asnjë projekt real i vënë në shërbim të njerëzve. Nuk pranojmë më gënjeshtra!”, shprehet Nishani.











