Një shpërthimi fuqishëm ndodhi gjatë natës së kaluar në Vlorë. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G. Ç., nga Vlora.
Ndërkohë dalin detaje te reja për shpërthimin e ndodhur në afërsi të bashkië së Vlorës në banesën e shtetasit G. Ç., 69-vjeçar. I biri i tij E. Ç., është i dënuar për trafik droge në Itali dhe policia siç duket po heton në këtë pistë për të mundësuar edhe zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit që tronditi qytetin bregdetar gjatë natës së kaluar.
Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhet se, “Më datë 02. 05. 2018, rreth orës 03:30, në lagjen ‘15 Tetori’, pranë portës së banesës së shtetasit G. Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”.












