Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje sot ish-truprojen e Ministrit Saimir Tahiri, Elvis Rexha. Pyetjet për truprojen lidhen me levizjet e Tahirit jashtë vendit.
Po sot Prokuroria ka thirrur disa të afërm të Nezai Seitit i konsideruar si financier I bandës së Habilajve.
Pyetjet e ditës së sotme duket se vijnë për shkak të intensifikimit të hetimeve ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, arrestimi I të cilit mendohet edhe si kushti evropian për hapjen e negociatave.











