Qeveria shqiptare dhe qeveria greke kanë zhvilluar në sot në nivel teknik raundin e parë të bisedimeve më Greqinë, në lidhje me marrëveshjen e re për kufizimin e zonave detare.
Lajmi është njoftuar nga zyra e shtypit të ministrisë, në të cilët thuhet se biseda është zhvilluar në një frymë konstruktime dhe bashkëpunuese.
“Sot, me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Qeveria greke ka deklaruar kohë më parë se në fakt e ka mbyllur marrëveshjen e detit me Shqipërinë.












