Një pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare në Nju Jork, Shenasi Rama ka alarmuar sonte teksa deklaroi se Rusia po blen asete të rëndësishme në Shqipëri përmes të tretëve.
Shenasi Rama jeton në SHBA që nga viti 1991, pasi dështoi të përfshihej në hierarkinë politike të djathtë që u formulua pas lëvizjes studentore të dhjetorit 1990. Kohët e fundi ai ëhstë përfshirë në një fushatë “edukimi” në Shqipëri për një politikë të re në vend.
Rama ishte i ftuar sonte në emisionin “Arena” në Ora Neës të gazetarit Artan , Rama sqaron edhe mënyrën se si po veprohet.
“Rusia si shtet ka disa interesa strategjike, prioritare dhe dytësore. Në interesat strategjike është Ukraina, Azia e Mesme dhe vendet baltike. Në interesa dytësore mbesin shtete si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, edhe ne. Këtu ka një politikë konsekuente ruse që shtrihet në të gjitha fushat dhe vazhduar pa ndërprerje tash sa vite dhe që punohet me intensitetin më të madh për blerjen e aseteve strategjike me partnerë të dorës së tretë, ziveranë, etj, etj.
Për influencën kulturore që është e madhe, ose nëpërmjet njerëzve të edukuar në Rusi. Për lidhjet ekonomike kriminale, të lidhje të interesave ideologjike. Shteti shqiptar është një shtet që nuk rrezikohet nga SHBA-të, por rreziku i vërtetë do t’i vijë nga lista e kërkesave që do të paraqesë Presidenti rus. Në varësi të kërkesave të tij do të vendosen edhe disa gjëra të tjera që për ne janë jetike, për të tjerët më pak jetike. Në aspekte të caktuara mund të ketë negociata, marrëveshje. Ka shtete që janë të hapura për të dyja palët. Kur je një shtet i madh si SHBA-ve dhe ke interesa jetike, ato interesa mbeten jetike.
Në lidhje me anën strategjike ushtarake ne jemi jo vetëm partner, por ne kemi shkruar marrëveshje që i kthejnë SHBA-të edhe garantuesit e këtij shteti. Vendet që janë më afër janë supozuar që të jenë garantues të lidhjeve ekonomike. Vende si Gjermania, Itali, por edhe Greqia. Investimi e jashtëzakonshëm në Kosovë, sapo folëm për blindat, që erdhën. Mbështetjen e ushtrisë etj. Ky është një vend që ka peshë në Mesdhe”.











