Një person, i shpallur në kërkim për një vrasje të trefishtë të ndodhur në vitin 2013 është vënë në pranga nga RENEA dhe Policia vendore e Vlorës.
Delin Hajdaraj, 26 vjeç mësohet se është arrestuar në një banesë pranë zonës së Ujit të Ftohtë.
Ngjarja në Vlorë
Tre persona, Sokol Isufaj, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi, 53 vjeçe dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi, humbën jetën në një plazh mjaft të populluar në Vlorë në datën 28 korrik të 2013. Rreth orës 16:00 të kësaj dite, një i ri hapi zjarr me një armë tip “Kallashnikov” drejt çadrave të plazhit, në zonën e njohur si “Kalaja” pranë “Ujit të Ftohtë”.
Të terrorizuar, plazhistët janë përpjekur të ndihmojnë viktimat, por gjithçka ka rezultuar e kotë. Policia ka identifikuar si të dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Vlorë, shtetasin Delin Hajdarin, 22 vjeç.
Arma e krimit, një automatik kallashnikov u gjet nga policia një kilometër larg nga vendi i ngjarjes.











