• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Meta ne Struge, Maqedonia ka bere hapa te rendesishem perpara

droni by droni
29 April, 2018
in Politika, Rajoni
0
Meta ne Struge, Maqedonia ka bere hapa te rendesishem perpara
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Strugë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë e vëllazërore nga Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko, këshilltarët e komunës, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të forcave të ndryshme politike dhe qindra banorë të qytetit.

Gjatë takimit të përzemërt që pati në ambientet e Komunës së Strugës, Presidenti Meta bashkëbisedoi me Kryetarin e Komunës dhe këshilltarët rreth rolit të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për momentin e rëndësishëm që po kalojnë të dyja vendet në aspektin e integrimit evropian, perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike, etj.    

“Struga është një qytet jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Është një nga qytetet tona më të bukura. Është e gjitha një trevë me tradita të jashtëzakonshme patriotike me një rol të fortë në historinë e mbarë kombit, me figura të shquara për pavarësinë e Shqipërisë dhe në vazhdimësi. Vijmë në një moment të mirë, Shqipëria dhe Maqedonia sapo kanë marrë një rekomandim pozitiv nga KE për çeljen e negociatave dhe duhet të forcojmë të gjitha përpjekjet në javët që vijnë për të marrë dhe një vendim pozitiv nga këshilli i vendeve anëtare dhe në qershor”, – tha Presidenti i Republikës, duke u ndalur edhe zhvillimet në Maqedoni dhe pozitat e shqiptarëve.

“Besojmë që në Maqedoni është bërë një progres i rëndësishëm sidomos gjatë viti të fundit dhe këtë besoj e tregon edhe pozita e shqiptarëve. Për herë të parë kemi një kryetar të parlamentit që është zgjedhur nga forcat politike shqiptare. Po kështu kemi një vendosmëri të një shumice për të filluar sa më shpejt zbatimin e ligjit për gjuhën, që do t’i japë një zgjidhje të munguar deri tani, e që nuk është një privilegj që i bëhet popullit shqiptar, por një detyrim, është një domosdoshmëri.

Përveç të tjerash, besoj që edhe zgjedhja e emrit është më pranë se asnjëherë tjetër me Greqinë, gjë që do të ndihmojë Maqedoninë të ketë një frymëmarrje tjetër në të gjitha proceset, jo vetëm të anëtarësimit në NATO, të çeljes së negociatave me BE-në, por edhe një zhvillimi më të qëndrueshëm ekonomik. Ky është një interes i madh edhe i Shqipërisë, sepse Maqedonia është një vend fqinj, por jo vetëm kaq. Edhe për arsye se shqiptarët këtu janë një faktor i rëndësishëm dhe fatmirësisht një faktor pozitiv për stabilitet, për integrimin evropian për anëtarësim në NATO dhe unë besoj që edhe në nivel vendor është shumë e rëndësishme të rrisim rolin e komunave në këto shkëmbime”, – theksoi Presidenti Meta.

Pas këtij takimi, Presidenti i Republikës zhvilloi edhe një vizitë të shkurtër në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku studiojnë dhe punojnë të rinj nga rajoni dhe nga Shqipëria.

Tags: Meta struge
Previous Post

Topalli sulmon statutin dhe Bashen: Nuk ka kuorum, rrezohet Basha!

Next Post

Reagon edhe Patozi, paralajmëron ndarjen e fortë me PD: Tani ka perde të hekurt

droni

droni

Next Post
Reagon edhe Patozi, paralajmëron ndarjen e fortë me PD: Tani ka perde të hekurt

Reagon edhe Patozi, paralajmëron ndarjen e fortë me PD: Tani ka perde të hekurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.