Delin Hajdaraj, 26-vjeç, i cili rreth 4 vjet më parë ai vrau tre persona të pafajshëm në një plazh privat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, jetonte qetësisht brenda qytetit të Vlorës dhe këtë e kishte menduar mirë, duke ndërruar shpeshherë banesat.
Policia e Vlorës njoftoi se Delin Hajdaraj, rrinte në banesën në katin e katërt, marrë me qira, të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë. Policia dispononte informacion se ky person strehohej edhe në dy banesa të tjera me qira brenda në qytet. Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës.
Delin Hajdaraj u dënua me burg përjetë për vrasjen e Sokol Isufajt, 34 vjeç, Serdi Bajlozit, 17 vjeç dhe 53vjeçares Diana Ademi.
Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës
materiale:
– një armë zjarri të llojit Pistoletë TT,
– një silenciator,
– një krehër të mbushur me fishekë,
– 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm,
– 2 aparate celularë.












