Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në mesdite, këtë radhë në Shkodër. Një makinë dhe një motoçikletë janë përplasur në kryqëzimin e lagjes Tophane.
Sipas të dhënave të para mësohet se drejtuesi i motoçikletës është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës për ti dhënë ndihmën e parë.
Policia shkoi në vendngjarje për të zbardhur të plotë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.












