Dy persona kanë mbetur të plagosur, pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një autobus ku udhëtonin turistë. Aksidenti ka ndodhur në Lushnje mëngjesin e sotëm.
Të plagosurit janë Mariglen Buzhani 26 vjeç dhe 18-vjeçarja Çeleste Zerani. Ata janë dërguar në spital për trajtim mjekësor shkruana tv klan.
Policia thotë se pas përplasjes, motori shpërtheu në flakë. Për shkak të aksidentit u bllokua për disa minuta aksi rrugor Lushnjë – Rrogozhinë.












