Prokuroria për Krimet e Rënda kërkon dënimit me 5 vite burg për ish-drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto. Ai akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në drejtorinë e Burgjeve në kohen kur mbante postin e drejtorit.
Në të njëjtën kohë organi i akuzës kërkoi që Zoto të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.
Artur Zoto u arrestua pas dëshmisë se ish-vartësit të tij Iliaz Labi. Ky bashkëpunoi me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.
Për Labin Prokuroria kërkoi dënimin me 5 vite burg, por për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë kërkoi që të shfuqizohej ky drenim.













