Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar Presidentin trump për fillimin e Presidencës ndërkohë që ka theksuar miqësinë shqiptaro-amerikane.
“Urime Presidentit Trump! Zoti e ndihmoftë në detyrën e tij! Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Basha.
Edhe Presidenti Nishani ka uruar Presidentin Presidentin Trump për marrjen e detyrës.
Ndërkaq Kryetari i Kuvendit gjendej në ceremoninë e inagurimit dhe ka publikuar fotografi prje atje ndërsa gjatë takimit me Presidentin e Senatit uroi fitoren e Trump dhe kërkoi thellimine marrëdhënie mes Shqipërisë dhe SHBA.

I vetmi zyrtar i lartë shqiptar i politikës që nuk ka shprehur asgjë në lidhje me presidencën e re amerikane është Kryeministri Edi Rama. Ai ishte në një udhëtim në Singapor, në pikën më të largët nga Uashingtoni që gjendet në glob, ditën e ceremonisë së inagurimit të Presidentit Trump. Nje ves I vjeter I largimit nga Perendimi drejt Lindjes

Rama të ndalë mërinë dhe të urojë Trump, pasi aty ku është, Kryeministër i Shqipërisë, nuk përfaqëson veten por vendin.












