Shqiptarët që kanë aplikuar për lotarinë amerikane në periudhën tetor-nëntor, sipas ambasadës amerikane, do të duhet të presin deri në 15 maj për përgjigjet.
Lista e fituesve do të shpallet në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.
Për t’u informuar lidhur me përgjigjet përfundimtare, të regjistruarit në DV-2019 duhet të vendosin në përdorim numrin e tyre.

Përsa i përket fituesve, ata do të informohen personalisht nga autoritetet për ditën e nisjeve së procedurave të vizës.
Përpara këtij viti, përgjigjet e lotarisë amerikane dilnin në datën 3 maj.











