Këngëtari i njohur shqiptar, Pirro Çako, i ka dhënë fund marrëdhënies së tij 6-vjeçare, me bukuroshen nga Shkodra, Sisilia. Lidhja e Pirro Çakos me simpatiken 21-vjeçare (asaj kohe, u zbulua gjatë vitit 2011. Ndonëse diferenca prej 25 vjetësh e moshës mes tyre u diskutua gjatë, çifti vazhdoi lidhjen i lumtur.
Por mesa duket kjo histori ka marrë fund. Burime për revistën ‘’Who’’, bëjnë me dije se çifti nuk janë më bashkë. Aktualisht Pirro Çako është 51 vjeç, ndërsa Sisi 26.











