Protestuesit e Aleancës Kuq e Zi janë përplasur sot me policinë para kryeministrisë, ndërkohë që janë hedhur tymuese.
Protesta u zhvilluar sot në kuadër të 6 vjetorit të 21 janarit, e në kujtim të 4 viktimave.
Policia ndërhyri duke shtyrë protestuesit larg godinës dhe duke i zhvendosur në anën tjetër të bulevardit. Policia shoqëron 4 nga aktivistët. Të shoqëruarit janë Erald Sefa, Besjon Zeka, Besmir Kajaj dhe Shefki Sefa.
Pikërisht për këtë arsye edhe protesta e AK-së së drejtuar nga Kreshnik Spahiu janë nisur drejt Policisë së Tiranës.
Para kësaj situate mbajti fjalën Kreshnik Spahiu kreu i AK-së, i cili akuzoi politikën se e ka harruar drejtësinë për 21 janarin.
“Nëse deri më 2 mars nuk vendos drejtësi jo për ata 4 familjarë, por për të gjithë Shqipërinë dhe nuk largon kriminelët, më 2 mars do jemi atje, këtë herë jo me fishekzjarrë por ndryshe” paralajmëroi kreu i AK, Kreshnik Spahiu. Më pas protestuesit u larguan.












