Donald Trump u zyrtarizua dje (më 20 janar) si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, përfunduan turneun e tyre inaugurues në një festë për forcat e armatosura.
Çifti i parë u shfaq në Muzeun Kombëtar Building ku ndanë dhe një vallëzim së bashku me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre si dhe me ushtarakët.
Kënga në sfond ishte ajo e Frank Sinatra-s “My way”.





























