Sot, rreth orës 14:15, në Laç, është plagosur me armë zjarri A. N., 26 vjeç, banues në Mamurras, i cili ndodhet në Spitalin e Laçit, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasit E. M., 30 vjeç, banues në Krujë, i cili dyshohet si autori i plagosjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njëkohësisht, janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore.













