• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

RAPORTI/ Arrestimet e kuksianëve, zbulohen 14 shkeljet e Policisë e Prokurorisë

droni by droni
19 April, 2018
in Kronika, Kryesore, Politika
0
VIDEO/ “Kuksianët u rrëmbyen, ky regjim duhet të ndalet”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestimet e 23 kuksianëve për protestën në Rrugën e Kombit janë me shkelje. Avokati i Popullit ka nxjerrë Raportin përfundimtar “Mbi veprimtarinë e institucioneve të: Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, në lidhje me trajtimin e rastit të tubimit të datës 31.03.2018 në ‘Rrugën e Kombit’, për kundërshtimin e tarifës së vendosur për kalimin në këtë rrugë”, për këtë rast, bashkë me rekomandimet që ka bërë për Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën.

Në dokumentin e Avokatit të Popullit, thuhet se “urdhërat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria nuk përmbajnë asnjë arsyetim në lidhje me shkaqet që kanë çuar Prokurorinë në zbatimin në rastin konkret të një masë sigurie me privim lirie.

Nuk janë evidentuar nga ana e Prokurorisë dhe/ose Policisë veprimet konkrete të bëra midis tyre për të dokumentuar orën në të cilën i është kërkuar policisë zbatimi i këtyre urdhrave të ndalimit;

Nuk rezulton asnjë dokumentim në lidhje me grupet e ngarkuara nga ana e Policise për të ekzekutuar urdhrat e ndalimit dhe ose personin përgjegjës (veprimet janë kryer me urdhra verbale)’.

Shkeljet e evidentuara nga Avokati i Popullit

Më konkretisht shkelje të lirive dhe të drejtave themelore të individit në vlerësimin tonë, janë krijuar nga veprimet, apo mosveprimet në vijim:

1. Urdhrat e ndalimit të nxjerrë nga Prokuroria nuk përmbajnë asnjë arsyetim në lidhje me shkaqet që kanë çuar Prokurorinë në zbatimin në rastin konkret të një masë sigurie me privim lirie.
2. Nuk janë evidentuar nga ana e Prokurorisë dhe/ose Policisë veprimet konkrete të bëra midis tyre për të dokumentuar orën në të cilën i është kërkuar policisë zbatimi i këtyre urdhrave të ndalimit;
3. Nuk rezulton asnjë dokumentim në lidhje me grupet e ngarkuara nga ana e Policisë për të ekzekutuar urdhrat e ndalimit dhe ose personin përgjegjës (veprimet janë kryer me urdhra verbale);
4. As të ndaluarve dhe as familjareve të tyre nuk u është komunikuar një kopje e urdhrit të ndalimit, në momentin në të cilin u është privuar liria;
5. Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe/ose organi i akuzës kanë dështuar të evidentojnë në mënyrë të saktë orën në të cilën personave u është privuar liria;
6. Regjistrat e shoqërimit dhe/ose ndalimit në Komisariatet 1, 2, 3, si dhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë plotësuar me vonesë dhe jo në mënyrë të saktë, duke u bërë shkak për mostrajtim në kohë e në përputhje me ligjin të të ndaluarve;
7. Procesverbalet e komunikimit të urdhrave të ndalimit, përmbajnë pasaktësi të theksuara në përpilimin e tyre dhe kanë mangësi në lidhje me evidentimin e veprimeve procedurale, të cilat duheshin kryer në përputhje me Kodin e Procedurës Penale; sa më sipër ka çuar në mosgarantimin e të drejtave të ligjore të të ndaluarve;
8. Kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës, për vlerësimin dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj 23 shtetasve të ndaluar është depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës, jashtë afatit ligjor të parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo kërkesë është paraqitur në datën 03.04.2018, ora 09:45, ndërkohë që nga pyetja nga ana jonë e personave të ndaluar rezulton se:
a. ata janë ndaluar në qytetin e Kukësit ndërmjet orëve 02.00 – 05.00 të mëngjesit të datës 01.04.2018.
b. nga këqyrja e regjistrave të Komisariateve të Policisë të Tiranës 1,2,3, dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se hyrja e tyre në Komisariate/Drejtori është bërë ndërmjet orëve 08.30 – 9:00 të datës 01.04.2018, çka dëshmon se ora e privimit të lirisë për çdonjërin prej tyre ka qenë të paktën 2 orë e gjysmë më parë;
9. Gjithashtu Prokuroria ka cenuar të drejtat e të ndaluarve duke llogaritur si kohë ndalimi orën e ekzekutimit të urdhrave të ndalimit datë 01.04.2018, ndërmjet 10.20-12.00, kohë e cila nuk pasqyron realitetin e veprimeve të kryera në këtë rast. Pra për 23 personat e ndaluar, koha (ora) dhe vendi i ekzekutimit të ndalimit të tyre, janë të pasakta dhe nuk janë pasqyruar siç ka ndodhur në të vërtetë.
10. Prokurori i çështjes nuk ka bërë ndjekjen e zbatimit korrekt të dispozitave proceduriale nga ana e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ndaj personave të ndaluar, sikurseparashikohet në pikën 1, të nenit 304, të Kodit të Procedurës Penale.
11. Prezenca e madhe e forcave të Policisë së Shtetit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, megjithëse e justifikuar ligjërisht për shkak të numrit të personave të ndaluar që po gjykoheshin, mund të krijojë premisa të intimidimit të trupës gjyqësore për zhvillimin normal të procesit, veçanërisht në rastet kur ka pretendime në lidhje me zbatimin e ligjit nga organet e Policisë. Gjithashtu një prezencë e tillë mund të ketë ndikim në gjendjen e një “presioni të shtuar psikologjik”, tek personat e tjerë të pranishëm në sallën e gjykimit (personat që gjykohen, apo mbrojtësit e tyre).
12. Duke mos qenë objekt i drejtpërdrejtë i punës së Avokatit të Popullit dhënia mendim mbi përmbajtjen e vendimit të Gjykatës, në lidhje me formën e tij, jemi të mendimit se një vendim gjykate duhet të jetë i arsyetuar në mënyrë bindëse e shteruese duke marrë në shqyrtim e analizuar të gjitha pretendimet e ngritura gjatë gjykimit, për të përjashtuar kështu efektet negative që mund të krijohen në rastin e kundërt. Vetëm kështu sistemi i drejtësisë do të mund të krijojë besimin e munguar në sytë e publikut.
13. Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, janë gjykuar njëherazi 23 persona. Është evidente se ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale në rastin konkret bëhen shkas për mosgarantimin me korrektesë të të gjitha të drejtave që parashikohen në një proces të rregullt gjyqësor për personat e ndaluar, nisur nga numri i madh i tyre. Gjithashtu numri i madh i personave ka kërkuar edhe marrjen e masave jo të zakonshme, për të garantuar ruajtjen e rendit dhe sigurisë në sallë e jashtë saj.
14. Evidentimi më i saktë i vendimeve, komunikimeve dhe zbatimi korrekt i tyre, në lidhje me zhvillimin me dyer te mbyllura apo të hapura të seancës së vlerësimit të masës së sigurimit, do të mënjanonte konfrontime midis familjarëve të personave të ndaluar dhe deputetëve të Kuvendit, me forcat e Policisë së Shtetit, që kishin marrë përsipër të garantonin rregullin dhe sigurinë në sallën e gjyqit. Këto vendime e komunikime duhet të bëhen për raste të tilla në mënyrë publike edhe nga administrata e Gjykatës, për të mënjanuar tensionet në vigjilje të seancës.

 

Tags: arrestimavokati popullitkuksianetproteste
Previous Post

Nuk ka patenta për shoferët e rinj, ja shkaku dhe sa duhet të prisni

Next Post

FOTO GALERI/ Studentët e Juridikut i bashkohen protestës për lirimin e 11 kuksianëve: Një qiri për Drejtësinë e vdekur

droni

droni

Next Post
FOTO GALERI/  Studentët e Juridikut i bashkohen protestës për lirimin e 11 kuksianëve: Një qiri për Drejtësinë e vdekur

FOTO GALERI/ Studentët e Juridikut i bashkohen protestës për lirimin e 11 kuksianëve: Një qiri për Drejtësinë e vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.