Një 21-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka shkuar në gjendje shumë të rëndë në spital, ndërsa ishte vetëhelmuar me fostoksinë në banesën e saj në Tufinë.
Vajza me inicialet M. L., nuk ka mundur të mbijetojë as pas ndërhyrjes së mjekëve.
Njoftimi i Policisë
Më datë 17. 04. 2018, në fshatin Tufinë, në banesë, shtetësia M. L., vjeç 21, ka pirë fostoksinë, për pasojë vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.












