Një sondazh i të përditshmes britanike “The Top Tens” e ka renditur Tiranën si qytetin e katërt më të rrezikshëm në Europë, pas Moskës, Glasgout dhe Sarajevës.
Në sondazh britanikët e kanë konsideruar Tiranën si një qytet jo të sigurt.
Gazeta shkruan se e gjithë bota ka dëgjuar për mafien shqiptare, që nga trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore, vrasjet dhe përdhunimet dhe se kjo mafie kontrollon plot 40% të trafikut të drogës në botë.
Sipas raporteve të FBI-së mafia shqiptare është një nga tre organizatat mafioze më të mëdha në botë.












