Një automjet është djegur ditën e sotme në Patos, Fier. Sipas të dhënave zyrtare, dyshohet se mjetit i është vendosur eksploziv.
Mësohet se makina është në pronësi të një mësueseje, por nuk dihet ende se cilat janë motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. pronarja e makinës është marrë në pyetje për të zbuluar nëse ka pasur k
ërcënime.
“Më datë 16. 04. 2018, në lagjen ‘1 Maj’, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip ‘Nissan’, në pronësi të shtetases E. A, banuese në Patos.
Dyshohet se në pjesën e përparme të mjetit është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, deklaron Policia e Fierit.











