Zvicra ka nevojë për 134 000 punëtorë me orar të plotë për t’u kujdesur për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara.
Parashikimin e bënë Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore (BSV) deh siç raporton “Sonntagszeitung”, kjo fuqi punëtore shtesë do të duhet të plotësohet deri më 2030.
Sipas parashikimeve, mësohet se numri më i madh i stafit është llogaritur për të moshuarit. Të njëjtat parashikime, bëjnë të ditur se në shtëpitë e të moshuarve brenda 15 vjetëve do të punojnë mbi 140 mijë të punësuar me orar të plotë.
Prej kohësh shtëpitë dhe institucionet sociale kanë pasur vështirësi në gjetjen e stafit të përshtatshëm dhe të kualifikuar. Mungesë të stafit do të ketë edhe në çerdhe, ndërsa pritet që deri në vitin 2030 do të duhet të dyfishohet fuqia punëtore.












