Shtetasi Beqir Xhilaj ka dalë sot para trupit gjykues në Shkodër.
Në kundërshtim me akuzat ndaj tij ai është vetëdeklaruar i pafajshëm.
“Jam me një dorë, edhe po të doja nuk e vrisja dot me çifte. Lumturia vrau veten”-ka deklaruar Xhilaj në gjyq.
74- vjeçari akuzohet se dy dit më parë ka vrarë bashkëshorten e tij, Lumturie Xhilaj 45 vjeç me çifte. Fillimisht policia e Shkodrës ishte njoftuar se 45 vjeçarja është vetvrarë, por pas mbërritjes në vendngjarje dhe hetimeve të kryera rezultoi se ajo ishte qëlluar per vdekje nga bashkëshorti 74 vjeçar Beqir Xhilaj.











