Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video ku ai bashkë me gazetarin kosovar Baton Haxhiu në Kenia të Afrikës po kërcejnë me vendasit me ritmet tradicionale.
Video-ja është shpërndarë në albumin “Nëpër vite në udhëtim” ku herë pas here Fevziu publikon eksperiancat e tij të udhëtimeve. Nuk dihet se cilit vit i përket ky udhëtim por mesa duket dy shqiptarët po kënaqen me kenianët.












