Ndërkohë që mësohet se kryeministri Edi Rama nesër do të jetë në Shkodër, PD-ja në këtë qytet u ka bëre thirrje qytetarëve që ta presin me protesta.
Për këtë, PD Shkodër i bën thirrje qytetarëve që nesër të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet në Shkodër.
Zëdhënësja e PD Shkodër deklaron se situata e krijuar nga qeveria nuk mund të lejohet më të vijoje e tillë. Sipas saj, kjo qeveri e papërgjegjshme po i heq të drejtën e kafshatës qindra mijëra qytetarëve.














