Partia Demokratike priet të mbledhë kryesinë e saj shumeanetareshe të shtunën në orën 18:00. Forumi i larte i PD mblidhet pasi grupi i punës ka seleksionuar propozimet për ndryshimet në statutin e PD.
Mbledhja e kryesisë i paraprin mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këto dy forume do të miratojnë statutin e ri të PD që do i paraqitet për votim Kuvendit Kombëtar.
Nderkaq Kuvendi i PD mbahet ne datat e 28-29 prillit, ndersa do të ketë ftesa edhe për kritikët e kryetarit Basha.












