Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin për kallëzimin e shtetases Irini Bua, sipas të cilës deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i ka përvetësuar pronën përmes tjetërsimit.
Prokuroria mësohet se ka tërhequr dokumentet nga zyra e hipoteës së Vlorës dhe gjithashtu vendimet e gjykatave për pronën e diskutuar.
Sipas kallëzimit të depozituar në prokurorinë e krimeve, Bua pretendon se me anë të tjetërsimit të dokumentacionit të pronësisë asaj i janë marrë 11 mijë m2.
Hetimet po kryhen nga Task Force pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndfërsa prona për të cilën akuzohet Hyseni është në bregdet, pranë Dhërmiut.













