Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 18:00 për të vendosur lidhur me përjashtimin e deputetëve të PD-së
Kryetari i Parlamentit deklaroi në seancën e sotme parlamentare se kishte përjashtuar Klevis Balliun, Ervin Salianji dhe Flamur Nokën për veprime të dhunshme në seancë parlamentare.
Deputetët e përjashtuar refuzuan të dilnin nga salla, ndërsa vazhduan axhendën për të pamundesuar nje seancë normale.
Ata hodhen uje, veze e miell drejt kryeministriti Rama dhe ministrave qe ishin në seancë parlamentare.
Edhe deputetët e opozitë kanë kërkuar përjashtimin e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili lagu me ujë deputetët.
“Pa perjashtimin e Rames dhe Bushatit nuk ka normalitet ne Parlament”, eshte kerkesa e opozites.













