Një person ende i paidentifikuar i ka vendosur flakën vetes në qytetin e Sarandës.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi në rrugën “Mitat Hoxha”, ku personi i ka vënë flakën vetes me benzinë dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.
Viktima është i seksit mashkull rreth moshës 30-40 vjeç.












