Vetëm pak minuta pas përfundimit të seancës së sotme plenare, ku mbizotëruan momentet e tensionit ku deputetë të opozitës nisën të hidhnin miell, vezë, dhe shishe me ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, vjen lëvizja e radhës nga Basha dhe Kryemadhi.
Sot PD dhe LSI do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët. Mësohet se mbledhja do të mbahet në selinë e PD, ku do të diskutohen edhe hapat e radhës që do të ndërmarrë opozita kundër qeverisë.
Kujtojmë se pas incidentit me miellin që u hodh në drejtim të Ramës, Ruçi përjashtoi nga salla deputetët e PD-së, Flamur Noka, Klevis Balliun dhe Ervin Salianjin.











